Ndahet nga jeta në moshën 58-vjeçare, Artan Lame

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.05.2025, 11:05

Artan Lame është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 58-vjeçare.

Lame ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ishte shtruar prej një jave, pasi pësoi një ishemie cerebrale. Pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai nuk mundi të mbijetojë.

Artan Lame ishte ish-drejtor i Kadastrës, si dhe drejtues për disa vite i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). Gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe poste të tjera shtetërore dhe ka qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit