Vdes një pacient në veri të Mitrovicës – dyshohet se ra nga kati i tretë i spitalit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.05.2025, 09:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15 në Spitalin Rajonal në veri të Mitrovicës, ku një pacient ka humbur jetën pasi që dyshohet se është hedhë nga kati i tretë i spitalit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani.

“Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës së spitalit”, tha Elshani.

Më tej ai shtoi se vdekjen e pacientit e ka konstatuat mjeku në vendin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit