I shpëtoi prangave të policisë, kush është Visi i Pojës?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.05.2025, 21:56

Një megaoperacion ndërkombëtar goditi një nga grupet më të fuqishëm kriminalë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, ku u lëshuan 52 urdhër-arreste.

Në qendër të hetimit janë 28 persona të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë dhe kokainë, me origjinë nga Shqipëria dhe Holanda, të destinuara për tregun italian. Bashkë me numrin e personave nën hetim në Shqipëri, shënohen 52 urdhër-arreste.

Sipas hetimeve, organizata kishte si drejtues kryesor shtetasin Xhevdet Troplini. Ndërmjetësit kryesor të Xhevdet Troplinit në këtë aktivitet dyshohet të kenë qenë Adi Çoba dhe Elvis Doci, i njohur si “Visi i Pojës”.

Kush është Visi i Pojës?

Elvis Doçi ose Visi i Pojës është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, por edhe ndërkombëtarisht. Në banesën e Doçit një vit më parë u zhvilluan kontrolle nga SPAK-u, ku iu sekuestruan rreth 3 milionë euro cash në banesë.

Gjithashtu Elvis Doçi njihet edhe si nipi i Xhevdet Troplinit, i cili arriti t’i shpëtonte prangave të policisë, ndërsa akuzohet për vepra të rënda penale në fushën e narkotikëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit