Është arrestuar nga Policia e Kosovës Isak Musli, i kërkuar me urdhër ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje të rëndë.
Nga Maqedonia e Veriut kanë bërë të ditur se tashmë kanë pranuar njoftimin nga autoritetet e Kosovës për arrestimin e të kërkuarit nga Policia e këtij shteti.
Isak Musli është arrestuar sot dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të kërkojnë ekstradimin e tij brenda një afati të shpejtë.