Çfarë gjeti policia greke në qelinë e shqiptarëve në Greqi?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 21.05.2025, 18:35

Policia greke ka kontrolluar mbrëmjen e djeshme qelitë e disa të dënuarve shqiptarë në burgun e Koridhalos.

Gjatë një kontrolli në krahun e 5-të të burgut të Koridhalos në Greqi, autoritetet zbuluan dy telefona celularë, dy thika të improvizuara dhe 0.4 gramë kokainë. Një nga qelitë e kontrolluara ishte ajo e shtetasit shqiptar Klod Cara, i njohur edhe si Klodian Lekocaj, një emër i lakuar shpesh në media për aktivitetin e tij kriminal si brenda ashtu edhe jashtë burgut. Në lidhje me sendet e paligjshme të sekuestruara, janë lëshuar urdhër-arreste për dy persona, ndërsa hetimet përfshijnë dhe dy të tjerë.

Klodian Lekocaj është një figurë kontroverse që prej vitesh konsiderohet nga autoritetet dhe mediat greke si “Kreu i Mafias së Burgjeve”, por nuk dihet nëse është e vërtetë, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka lidhur fije të grupeve kriminale duke u bënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala, 39 vjeç, dhe Andi Beqiri, 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një shtetasi grek dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e shtetasit grek ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve te drogës.

Klodian Lekocaj ose Cara, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdhërimin e vrasjeve te avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Lekocaj ne fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombës të tijin. Ne 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios.

Përfundimisht Lekocaj ose Cara u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqerinë e Dhimo Mecit, nje gjirokastrit i perfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.

Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Në prill 2025 Lekocaj u akuzua për porositjen e atentatit ndaj shqiptarëve Kristjanis Stefa dhe Florian Bajraktari, ndodhur në 23 shtator 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit