Një rast emergjent dhune është raportuar pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania, ku një djalë shihet duke dhunuar brutalisht pasagjeren që ka në vendin e parë të automjetit që drejton. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës gjatë pasdites së sotme.
Sikur mund të dallohet dhe nga pamjet, djali e qëllon disa herë me shpulla në kokë vajzën e cila nuk reagon. Ai bën me duar veprime që të lënë të nënkuptosh se një sherr i mëparshëm i ka paraprirë kësaj ngjarje, e cila ka eskaluar në dhunë fizike.
Qytetari që raporton ngjarjen thotë se djali e ka qëlluar gjatë gjithë rrugës vajzën në kokë, por ai nuk ka mundur t’i filmojë të gjitha rastet. Çifti që po udhëtonin me automjetin tip “Fiat” është drejtuar në rrugën e fshatit Gruemirë, dhe nuk dihet nëse dhuna ka vazhduar edhe më tej.
Jeta e vajzës mund të jetë në rrezik, prandaj pritet një rreagim i menjëhershëm nga policia lokale.
“Pershendetje desha te mbetem anonim. Desha te denoncoj nje rast ne Shkoder ne fshatin e quajtur Vrake. Djali ne video e ka goditur vajzen disa here me perpara por nuk munda ta filmoj. Ai ka shfaqur shenja nervozizmi ne timon gjate gjithe filmimit por edhe me perpara. Makina mori rrugen per ne fshatin e quajtur Gruemire. Duhen te merren masa urgjente sepse dhuna ndaj femrave eshte e pa tolerueshme. Ju lutem urgjent sa nuk eshte vone,” shkruan denoncuesi.