Euro fallco sheshit, taksisti mashtrohet nga dy djemtë në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.05.2025, 16:38

Mashtrimet me para të falsifikuar janë një fenomen që po vjen gjithnjë e në rritje, ku sa vjen e më shumë biznese po bien preh e këtyre kurtheve.

Së fundmi, shoferi i një taksie në Tiranë i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një denoncim të ngjashëm. Ai tregon me pamje se si dy djem të rinj e mashtruar me pagesën e taksisë.

Taksisti thotë se i mori djemtë te ish- Fusha e Aviacionit, dhe i dërgoi ata përballë pallatit të sportit Asllan Rusi. Në momentin që kanë bërë pagesën, djemtë i kanë dhënë shoferit një 20 eurosh fallco të cilin e mbanin me vete.

Shoferi nuk e ka parë menjëherë, por më vonë ka kuptuar se ai veprim i ka kushtuar ditën e tij të punë. Taksisti kërkon që kolegët e tij të bëjë kujdes nga dy mashtruesit që xhepat i kanë të mbushur me para fallco.

Jam shofer taxie qe punoj ne nje kompani. Dua te bej nje denoncim lidhur me 2 persona(djem te rinj) te cilet i mora tek ish fusha aviacionit dhe kane zbritur perball pallatit te sportit Asllan Rusi, ku pagesen e kryen ne € te cilat kan qene fallco. Bashkangjitur me denoncimin po ju nis videot e personave,” shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit