“Në rrugën Bogë-Qafë Thore kanë hedhur vaj, dy aksidente në të njëjtën kthesë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2025, 14:53

Një situatë e rrezikshme është raportuar nga disa qytetarë që po udhëtojnë në rrugën Bogë – Qafë Thore.

Sipas tyre në disa prej kthesave është hedhur vaj, duke krijuar kushte jashtëzakonisht të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se dy aksidente janë regjistruar brenda të njëjtës ditë në të njëjtën kthesë, fatmirësisht pa pasoja fatale. Shoferët që përshkojnë këtë segment malor bëjnë thirrje për kujdes maksimal, ndërkohë që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për pastrimin dhe sinjalizimin e rrugës.

Rruga Bogë – Qafë Thore është një nga destinacionet më të frekuentuara nga vizitorët që udhëtojnë drejt Alpeve të Shqipërisë, dhe incidente të tilla mund të kthehen në burim tragjedie nëse nuk merren masa në kohë.

Ndërkohë pak minuta më parë një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në aksin Librazhd-Prrenjas dhe shkak dyshohet hedhja e vajit në kthesa. Një mjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një furgon pasagjerësh, por për fat të mirë pa të lënduar, vetëm dëme materiale.

Autoritetet përgjegjëse duhet të dalin në terren dhe të marrin masa pasi raste të tilla përsëriten sa herë ka reshje shiu.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Ne rrugen Boge -Qaf Thore kane hedhur vaj neper kthesa, publikoje te kene kujdes shoferet, 2 aksidente vetem ne nje kthese

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit