Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar pranë redaksisë tonë një rast të abuzimit me fondet publike nga Bashkia Shkodër, lidhur me një ndërhyrje infrastrukturore të realizuar në prag të zgjedhjeve të fundit.
Sipas denoncimit, para zgjedhjeve, rreth 22 punonjës të bashkisë, përfshirë teknikë, topografë dhe punëtorë, janë angazhuar në shtrimin e vetëm 15-20 metrave rrugë. Puna u krye me prezencë të madhe të stafit dhe mjetesh, duke u përdorur më shumë për efekt propagandistik se sa për nevojë reale të komunitetit.
Problemi nuk vonoi të shfaqej: vetëm pak ditë pas asfaltimit, dhe pas reshjeve të para, rruga u dëmtua rëndë, me pellgje të mëdha që e bënë atë të pakalueshme. Qytetarët pretendojnë se cilësia e punimeve ishte minimale dhe se gjithçka ishte bërë thjesht për “sy e faqe” para zgjedhjeve.
“Për një rrugë kaq të shkurtër, u angazhuan mbi 20 punëtorë të bashkisë, secili me rrogë mujore mbi 450 mijë lekë të vjetra. Ishte një shfaqje e pastër para votimeve, pa asnjë efekt të qëndrueshëm për qytetarët”, shprehet denoncuesi për JOQ Albania.
Ai shton se administrata është e fryrë dhe e paefektshme, ndërkohë që fondet e taksapaguesve përdoren për veprime sipërfaqësore e pa standard. Qytetarët kërkojnë hetim dhe transparencë për mënyrën si janë shpenzuar fondet dhe përgjegjësi për degradimin e menjëhershëm të punimeve.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ. Mund tju nis nje material abuzimi nga Bashkia Shkoder. Ne diten e votimeve stafi bashkis me puntoret e saj ku ishin rreth 18 puntor moren pjese ne shtrimin e nje rruge rreth 15 metra. Rezultati mbas nje jave asfalti sa ra shi u mbush me pellgje uji. Kjo esht para votimev e Rezultati mbas punimeve 20 metra rrug rreth 22 puntor staf bashkie me topograf dhe teknik ndertime, cdo puntor rrogen 450 mij lek te vjetra ne muj qe sillen kot, administrat super e fryme