Vrau me thikë 19-vjeçarin në Angli, shqiptari shpallet fajtor

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2025, 10:23

Një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Kevin Peraj, është shpallur fajtor për vrasjen e Ahmed Habib, 19 vjeç, gjatë një sulmi me thikë në Finsbury Park, më 11 korrik 2024.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:50 të mëngjesit, kur shërbimet e emergjencës gjetën Ahmedin të plagosur rëndë në një makinë në rrugën Stroud Green Road, ndërsa një pasagjer tjetër, 21 vjeç, kishte gjithashtu plagë të marra nga një goditje me thikë, por ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Sipas hetimeve, të dy burrat ishin sulmuar më herët pranë Seven Sisters Road, përpara se të përpiqeshin të largoheshin me makinë.

Pas një hetimi të thelluar që përfshiu analizimin e qindra orëve të pamjeve të kamerave të sigurisë, policia britanike identifikoi Kevin Perajn si një nga autorët e sulmit. Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai është parë duke iu afruar automjetit të të rinjve dhe duke sulmuar pasagjerin brenda makinës. Pas sulmit, Peraj tentoi të largohej nga vendi përmes Aeroportit Heathrow, por nuk arriti të kapte fluturimin dhe më pas u largua nga Britania nëpërmjet Eurotunelit, duke hyrë në territorin shqiptar.

Policia lëshoi një urdhër arresti dhe pas disa ditësh, Peraj u kthye vetë në Britani më 16 korrik 2024, kur edhe u arrestua dhe u mor në pyetje nga hetuesit. Ai u akuzua për vrasje, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Hetimet vazhdojnë, pasi autoritetet britanike besojnë se në sulm ishte i përfshirë edhe një person tjetër. Policia ka kërkuar ndihmën e publikut për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e bashkëpunëtorëve të Perajt.

Dënimi i Perajt do të shpallet më 1 gusht 2025 në Gjykatën e Kurorës Isleworth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit