Mega operacion antidroge, mes 52 të arrestuarve ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2025, 09:51

Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë dhe antikorrupsion, i koduar “Ura”, ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare dhe italiane duke rezultuar me 52 urdhër-arreste në qytete të ndryshme si Durrës, Vlorë, Fier, dhe më gjerë. Operacioni është një nga më të mëdhenjtë në vitet e fundit dhe synon shkatërrimin e një rrjeti të strukturuar kriminal, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Mes personave të përfshirë rezultojnë avokatë, biznesmenë, zyrtarë publikë, efektivë policie dhe figura të botës së krimit.

Deri më tani, janë arrestuar tre persona në qytetet Fier, Vlorë dhe Durrës, përfshirë edhe avokatin Armand Tragaj, ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës, apo Ligor Çombashin, administrator i kompanisë së udhëtimit “Ligori Travel”. Ai dyshohet se ka luajtur një rol në skemat e pastrimit të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Një tjetër emër i njohur për të cilin është lëshuar masë sigurie arrest, është Ervis Doçi, i quajtur ndryshe “Visi i Pojës”. Emri i tij ka qenë i lidhur më parë me ngjarje kriminale dhe vitin e kaluar, SPAK zbuloi rreth 3 milionë euro cash në banesën e tij në Durrës.

Operacioni “Ura” është zhvilluar në bashkëpunim mes:Drejtorisë Hetimore Antimafia e Barit (Itali), SPAK (Shqipëri), Eurojust (Hagë), Drejtoria Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm e Romës, Policia Shqiptare, BKH, dhe Interpol.

Hetimi është përqendruar në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, ku sipas autoriteteve italiane, grupet shqiptare luajnë një rol qendror në transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogave drejt Ballkanit, Europës Veriore dhe rajonit të Puglias.

Vijon...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit