Grykëderdhja e Shkumbinit nën pushtetin e mbeturinave, natyra kërkon ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.05.2025, 08:11

Ndotja mjedisore vazhdon të jetë një plagë e hapur përgjatë vijës bregdetare shqiptare, dhe këtë herë vjen një sinjal alarmi nga grykëderdhja e lumit Shkumbin, në zonën e plazhit të Vilë-Bashtovës.

Një eksplorues i natyrës, i cili ndjek nga afër mjediset natyrore dhe zonat e virgjëra të vendit, ka ngritur shqetësimin për sasitë e mëdha të mbeturinave të hedhura në mënyrë të pakontrolluar në këtë zonë. Ai e përshkruan situatën si “alarmante” duke vënë në pah se probleme të ngjashme hasen në shumë pika të tjera të bregdetit shqiptar.

“Edhe në grykëderdhjen e Shkumbinit, në plazhin e Vilë-Bashtovës, situata është po njësoj. Mbeturina plastike, inerte dhe mbetje urbane kanë mbuluar zonën ku lumi bashkohet me detin,” – shkruan eksploruesi, duke apeluar për ndërhyrje nga autoritetet.

Grykëderdhja e Shkumbinit është një zonë me potencial të lartë natyror dhe ekologjik, por duket se mungesa e vëmendjes institucionale dhe edukimit qytetar e kanë kthyer atë në një depo të hapur mbetjesh.

Eksploruesit dhe aktivistët mjedisorë apelojnë që institucionet përkatëse – Bashkia, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – të ndërhyjnë me pastrime emergjente, vendosje tabelash paralajmëruese, dhe sidomos me masa administrative ndaj ndotësve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit