Kledia, historia e trishtë e vajzës që iu dhurua iPhone 13 Pro Max

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.05.2025, 23:13

Kledia është vajza historia e së cilës, pikëlloi zemrat e stafit të JOQ mes mijëra mesazheve që shkruanin për të marrë iPhone 13 Pro Max që do të dhurohej.

Ajo është 19 vjeç, ka tre vida të mëdha në këmbë që i vështirësojnë ecjen e për këtë shkak është cilësuar e paaftë për punë.

Por historia e saj e trishtë shkon përtej paaftësisë për punë...

Teksa e takuam për t'i dhuruar telefonin, ajo na rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar në jetë dhe mënyrën si i kishte mbijetuar një traume familjare që sot e ka lënë me hekura në këmbë.

"Kam këmbën e thyer dhe kam operacion në datën 25 maj. Ka m qenë viktimë e dhunës familjare. Mami më keqtrajtonte dhe jam hedhur nga kati i tretë para dy vitesh. Tentova vetëvr*sje dhe aty theva këmbën. Kërkoj ndihmë për fizioterapinë sepse nuk i mbuloj dot shpenzimet. Nëse ofrohet ndonjë fizioterapist për mua do më ndihmonte shumë",-na rrëfeu ajo me sytë e përlotur...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit