Ç’po ndodh në Durrës? Rrethohet zona e Velierës, dyshohet se është gjetur sasi eksplozivi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.05.2025, 23:01

Kalimtarë të rastit njoftuan pak minuta më parë Policinë e Durrësit për gjetjen e një sasie të dyshuar eksplozivi në një zonë të frekuentuar të qytetit bregdetar, të njohur si “Veliera”, përgjatë bulevardit Epidamn.

Sipas burimeve të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se bëhet fjalë për një lëndë plasëse, e cila u identifikua fillimisht nga shërbimet e policisë pas raportimeve të qytetarëve.

Forcat e policisë kanë rrethuar perimetrin e zonës përreth, duke përfshirë rrugën Egnatia, sheshin përgjatë Velierës dhe segmentet përreth bulevardit Epidamn, ku u vendosën shirita sigurie për të kufizuar qasjen e qytetarëve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

Një prani e shtuar e forcave të rendit u vu re në terren, me disa automjete policore të pozicionuara për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm.

Aktualisht, autoritetet janë në pritje të mbërritjes së forcave xhiniere dhe specialistëve të njësive antieksploziv nga Tirana, të cilët do të kryejnë një vlerësim të detajuar dhe do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për neutralizimin e lëndës së dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit