Kapet shqiptari misterioz në Venezuelë, i dyshuar për komplot me bomba

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.05.2025, 21:38

Del fotoja e Enit Kasmit, shqiptarit të arrestuar në Venezuelë si pjesë e një komploti të dyshuar për vendosje eksplozivësh në ambiente publike dhe ndërtesa shtetërore, pak javë para zgjedhjeve të 25 majit.

Autoritetet venezuelase kanë publikuar imazhin e Kasmit, i cili u ndalua në aeroportin e Karakasit me një pasaportë kolumbiane, tre celularë dhe një rezervim hoteli të paguar nga SHBA, sipas deklaratave zyrtare. Ai është një nga 17 të huajt e arrestuar, mes 38 personave të dyshuar për përfshirje në një plan destabilizimi që përfshin edhe eksplozivë në ambasada, spitale, komanda policie dhe figura politike.

Presidenti Nicolás Maduro ka deklaruar publikisht se pas komplotit fshihet mafia shqiptare me ndikim në Ekuador, e cila sipas tij ka dërguar “mercenarë të trajnuar” për të goditur Venezuelën.

“Mafia shqiptare është kapur. Po flasin. U janë sekuestruar tre telefona dhe kishin rezervime të organizuara nga jashtë,” – deklaroi Maduro.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion për lidhjet konkrete të Kasmit me rrjetet kriminale ndërkombëtare apo për të kaluarën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit