Një video skandaloze e dërguar në redaksinë e JOQ tregon praninë e një miu brenda ambienteve të Spitalit të Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Pamjet, të cilat sipas qytetarit janë filmuar rreth një muaj më parë, tregojnë gjendjen alarmante të higjienës në një nga spitalet më të rëndësishme publike në vend.
"Pershëndetje JOQ, Spitali i Neurologjisë në Tiranë… mos pafsha dhe hasmin atje çfarë kam heq. Unë nuk jetoj në Shqipëri, por pata një fatkeqësi dhe u ndodha në atë spital. Video është bërë para një muaji," shkruan qytetari i revoltuar.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për kushtet higjieno-sanitare në institucionet shëndetësore publike dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përkatëse për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e pacientëve.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga drejtuesit e QSUT-së në lidhje me këtë incident.