Maduro: Mafia shqiptare synon destabilizimin e Venezuelës, dërgoi mercenarë për të vendosur bomba

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.05.2025, 20:52

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka hedhur akuza të rënda ndaj asaj që e quajti "mafia shqiptaro-kolumbiane", duke e cilësuar atë si përgjegjëse për dërgimin e mercenarëve në Venezuelë me qëllim destabilizimin e vendit.

Sipas Maduro-s, 38 persona janë arrestuar, të cilët ai i cilësoi si “mercenarë” të dërguar nga “mafia shqiptare që sundon Ekuadorin”, të cilët kishin si mision të vendosnin bomba në territorin venezuelian. Ai shtoi se mes tyre janë pjesëtarë të një “mafie shqiptaro-kolumbiane” dhe se tre telefonat e sekuestruar prej tyre përmbajnë dëshmi të rëndësishme.

"Janë kapur 38 mercenarë të rinj. Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin ka dërguar disa mercenarëve të saj të trajnuar për të vendosur bomba në Venezuelë. Janë kapur. Janë të mafies shqiptare…", deklaroi Maduro para krerëve të ushtrisë në Karakas.

Ai vazhdoi akuzat duke përmendur edhe trafikantët e drogës kolumbianë dhe presidentin e Ekuadorit, Daniel Noboa, si pjesë të të njëjtit komplot. Këto deklarata erdhën në të njëjtën kohë kur u njoftua pezullimi i menjëhershëm i fluturimeve mes Kolumbisë dhe Venezuelës, duke ndikuar qindra pasagjerë dhe kompani ajrore që operonin në këtë linjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit