Të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë në burgun e Korfuzit kanë protestuar këtë të martë si reagim ndaj një kontrolli të kryer disa ditë më parë në qelitë e tyre, ku u gjetën telefona celularë. Protesta e tyre u shoqërua me djegien e dyshekëve dhe objekteve të tjera brenda burgut.
Pas nisjes së protestës, ndërhynë shërbimet zjarrfikëse dhe oficerët e burgut, të cilët arritën të shuajnë flakët dhe të rivendosin rendin në ambientet e burgut. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave greke për shkak të ashpërsisë së reagimit të të dënuarve.
Sipas raportimeve të mediave greke, të burgosurit shqiptarë dhe gjeorgjianë pretendojnë se po diskriminohen për shkak të kombësisë së tyre.