Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku sipas dëshmitarëve, një automjet ka përplasur dy vajza të reja rreth të njëzetave, teksa po kalonin rrugën në vijat e bardha.
Ngjarja ka ndodhur në një pjesë rruge dishezë, e cila sipas banorëve është kthyer në një pikë të rrezikshme për këmbësorët, për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe drejtuesve të makinave që shpesh nuk respektojnë kufijtë e shpejtësisë.
“Makina i mori në ajër që nga vijat e bardha deri më tutje. Çdo javë ndodh ndonjë aksident. Na ka zënë frika të kalojmë rrugën,” thuhet në një mesazh të ardhur në redaksinë e JOQ nga një banor i zonës.
Sipas dëshmitarëve, të dyja vajzat janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për vendosjen e masave që rrisin sigurinë e këmbësorëve në këtë segment rrugor.