Prerja më e madhe e euros që fshinte djersët Erik Fullani, do të dalë nga qarkullimi. Kartëmonedha prej 500 eurosh nuk do të përdoret më duke filluar nga viti 2018. Vendimi është marrë nga Këshilli drejtues i Bankës Qëndrore Europiane.
Heqja e kësaj monedhe ka pasoja për djalin e ish-guvernatorit Ardian Fullani. Para disa kohësh Eriku është fotografuar duke fshirë djersët me 500 euro. Pas këtij vendimi nuk dihet saktësisht se si do ta zgjidhë ai këtë hall. Mbase do të përdorë 5 prerje 100 eurosh ose para të tjera si paundi.