Sot do festonte datëlindjen e 23-të, prindërit kujtojnë Ilaria Sulën me një memorial

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.05.2025, 16:44

Gëzime dhe Flamur Sula, prindërit e studentes shqiptare Ilaria Sula e cila u vra në Itali nga i dashuri i saj Mark Samson, kanë përkujtuar vajzën e tyre këtë të martë, kur ajo do të festonte datëlindjen e saj të 23-të.

Me rastin e datëlindjes, prindërit e saj kanë vendosur të ngrenë një përkujtimore në vendin ku trupi i saj u gjet pa shenja jete i mbyllur brenda një valixhe, e cila ishte hedhur mes shkurreve të zonës, në periferi të Romës.

“Ke qenë dhurata ime më e bukur, gëzuar datëlindjen princesha ime! Më mungon shkumë,” shkroi babai i Ilarias në një postim në rrjetet sociale.

Mediat italiane kanë raportuar se dhe nëna e së resë ka prekur me një dedikim nga vendi i ngjarjes. Ajo ka thënë: “Do të të dërgoj një puthje me erën dhe e di që do ta ndjesh.

Ilaria humbi jetën në datën 25 mars të këtij viti, pas një sulmi brutal me thikë nga i dashuri i saj Mark Samson. Ky i fundit e mbajti trupin një natë në shtëpi, dhe të nesërme e futi në qese të zeza dhe valixhe, duke e hedhur në një zonë të pyllëzuar.

Pasi ngjarja u zbulua, Samson u arrestua nga autoritetet dhe bashkë me të edhe nëna Nors Manlapaz, që dyshohet se e ndihmoi për të fshehur krimin.

Ngjarja bëri bujë në mediat italiane por edhe në vendin tonë, duke shokuar opinionin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit