Një projekt turistik i përmasave të frikshme do zaptojë tashmë edhe Krorëzën e virgjër. Projekti i quajtur "Hillside", ose "Anëkodrës", përfshin ndërtimin e vilave përgjatë gjithë kodrës që të zbret në plazhin e paprekur të Krorëzës.
"Vizitorët ftohen në një udhëtim simbolik që nis nga rrëza e kodrës për të arritur majën, një vend introspektimi ku ndërthuren traditat, arti, sporti dhe kuzhina lokale. ",-shkruhet në projektin e skicuar nga arkitektët.
Nuk është e ditur ende se cili nga oligarkët shqiptarë do zhveshë Krorëzën për ta privatizuar duke lejuar çdo vit që kalon pangopshmërinë e të pasurve të vendit si një nga cenet më të mëdha të qeverisjes shqiptare, palë me këta individë.