“Nuk po ecë, nuk po ecë” – Blero i pafat në dashuri, ndahet edhe nga e dashura e re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.05.2025, 17:01

Duket se marrëdhënia mes këngëtarit të njohur Blero dhe të dashurës së tij, Agneta, po kalon një periudhë jo të mirë.

Dyshimet për një krisje në lidhjen e tyre u shtuan pasi Agneta publikoi një mesazh të koduar në një “Instastory”, ku shkruhej: “S’ke nevojë me i thanë të dua njerit, veç me vepra kallzon e je n’rregull”. Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një thumbim ndaj Bleros.

Për më tepër, një vëzhgim i shpejtë në rrjetet e tyre sociale zbulon se çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – një tjetër shenjë që sugjeron një përçarje.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një krizë e përkohshme apo një ndarje përfundimtare. Fansat e çiftit shpresojnë në një ribashkim të shpejtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit