Një grup banorësh të një pallati në zonën e Astirit, pas Vilës L2, shprehin shqetësimin e tyre për një bllokim total të hyrjes së godinës nga persona që pretendojnë se janë pronarë të truallit.
Sipas banorëve, hyrja e vetme e pallatit është rrethuar me dërrasa dhe teneqe, duke bllokuar jo vetëm hyrje-daljet normale, por edhe qasjen për ambulanca apo zjarrfikëse në rast emergjence.
Banorët deklarojnë se hapësira midis dy pallateve është publike, por është rrethuar në mënyrë të paligjshme, duke e kthyer situatën në një "kurth të rrezikshëm" për banorët.
“Vetëm për të dalë te rruga kryesore na duhen mbi 12 minuta në këmbë, ndërkohë që hyrja është bllokuar. Kemi njoftuar Policinë Bashkiake dhe institucionet përkatëse, por deri tani askush nuk ka reaguar,” – theksojnë ata.
Në mungesë të ndërhyrjes së institucioneve, disa familje po mendojnë edhe largimin nga banesat, pasi thonë se nuk mund të jetojnë në një ambient ku nuk kanë akses për emergjenca shëndetësore apo lëvizje bazike për persona me aftësi të kufizuara.
Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Tiranës, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të drejtësisë që të ndërhyjnë menjëherë për të liruar hapësirat publike dhe për të garantuar të drejtën e tyre për lëvizje dhe siguri.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje, ju lutem ndani nje shqetesim te banoreve te nje pallati ne Astir, Lorena, pas Viles L 2, kane bllokuar komplet hyrjen e pallatit, rrethuar me teneqe qe te hyrja e pallatit, jemi me prinder te moshuar e familjare te semure, ketu nuk ka ku te vi ambulanca, ose nje zjarrefikse, kemi njoftuar policine bashkiake, sdime ku te drejtohemi. Hapesira publike midis dy pallateve me lart eshte e rrethuar komplet vetem hyrjen e pallatit kane len per te kaluar nje kalimtare. Ju lutem publikojeni si rast sepse kemi familjare qe duhet ti fusim ne makine me karroce invalidi. Ju faleminderit
Pallati pas Viles L 2 ne astir. Ne jemi banoret e pallatit te ndertuar nga Lorena shpk.ju lutem na e ndani si shqetesim pasi vetem te ju mendojme se mund ta beni shqetesim. Duam 12 minuta te dalim deri te rruga kryesore per te vajtur te parkimet private por te blloket hyrja ku nuk nxjerrim dot familjaret e semure kjo eshte cmenduri
E kane rrethuar gjasme pronaret e tokes por eshte hapesire publike, kemi njoftuar polici e cdo instance nuk vjen askush, nderkohe po shikojme te lem shtepite sepse nuk mund te kemi akses per te hyre me karroca te paralizuarish