Policia publikon foton e një gruaje, dyshohet për vjedhje në një qendër tregtare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2025, 14:31

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore ka publikuar fotografinë e një personi, e dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit