Grisi librin e shenjtë të Kuranit, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë dhe propozon trajtim psikiatrik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2025, 14:21

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar në organet gjyqësore aktakuzën ndaj të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, i cili dyshohet se në muajin mars të këtij viti ka grisur Kuranin në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren.

Po ashtu ka propozuar që ndaj të pandehurit të shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas nenit 141, paragrafi 1 të KPRK-së. PSRK ka ngritur aktakuzë me propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj I.P.”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03 mars 2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, “meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit