Paralajmërim për sulme kibernetike ndaj mediave në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2025, 14:17

Sot është detektuar një fushatë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike që po targeton mediat në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Dolit, sulmi përhapet përmes një emaili të dyshimtë nga adresa [email protected], i cili përmban një virus të rrezikshëm.

“Sot ka fillu një kampanjë e koordinuar dhe e sofistikuar e sulmeve kibernetike që po targeton mediat në Kosovë, , e cila eshte detektu nga kolegu jonë Valton Tahiri. Një email nga [email protected], i cili e ka përmbajtjen sikurse në foto, përmban një virus të cilin nuk duhet ta hapni.”, shkroi Doli.

Ai i ka bërë thirrje të gjitha kompanive mediatike që nëse kanë hapur emailin, të kontaktojnë menjëherë administratorin e IT-së ose ekipin e “Cingerr”, kompani kjo që merret me sigurinë kibernetike.

Mediat në Kosovë edhe para disa javëve kanë qenë objekt i sulmeve të drejtpërdrejta kibernetike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit