Ka mjaftuar një SMS nga Rama në grupin e Rilindasve që Blerina Gjylameti të merrte një shkundje e t'i thërriste mendjes se po dilte kundër partisë si e dëshpëruar për mandatin që ia rrëmbeu Xhaçka me një diferencë të vogël në vota.
Gjylameti kërkoi rinumërim të votave por kjo nuk i prit mirë nga Rama i cili e shkundi bashkë me Etilda Gjonajn në grup. Nuk kishte si të shkonte ndryshe, pasi përçarëset e partisë do të kryqëzoheshin e do të bëheshin delja e zezë mes mavive...
E kështu sot Gjylameti ka deklaruar se çdo votë është një thesar i çmuar për themelimin e Shqipërisë. "Në këtë garë nuk ka humbës, ka vetëm fitues",-shkruan ajo.