Alush Miraka, një burrë i moshuar që ka kaluar gjithë jetën me ndershmëri e përulësi, sot ndodhet përballë një beteje të pamëshirshme me jetën. Ai është diagnostikuar me tumor në gradën e tretë, një diagnozë e rëndë që ka prekur fshikëzën e urinës, veshkën e djathtë dhe disa arterie jetike.
Pavarësisht se ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT dhe i është nënshtruar kimioterapisë, sëmundja nuk është larguar. Tumori vazhdon të rritet, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë jetën e tij.
Me sytë e mbushur me shpresë dhe me zërin që i dridhet, Alushi i drejtohet shqiptarëve me një lutje të thjeshtë, por të thellë: ta ndihmojnë të jetojë. E vetmja mundësi për të shpëtuar është një operacion i specializuar jashtë vendit, por për këtë i nevojitet një shumë që ai vetë nuk mund ta përballojë.
“Kam besim te zemra e shqiptarëve. Me aq sa kanë, e di që do më ndihmojnë,” thotë ai, duke u kapur fort pas shpresës që dikush, do t’i zgjasë dorën.
Kush ka mundësi ta ndihmojë, numri i telefonit është: +355 68 46 85 513. Linku i GoFundMe është ky: https://www.gofundme.com/f/dona-100eur-per-aiutare-il-padre-di-una-bambina-per-curarsi