JOQ raportoi sherrin, policia ‘ngjallet’ pas 24 orëve dhe arreston 23-vjeçarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.05.2025, 12:56

Pas më shumë se 24 orëve, Policia e Tiranës ka zbardhur sherrin e dhunshëm që ndodhi ditën e djeshme dhe JOQ ALBANIA e raportoi e para.

Sipas policisë, një sherr mes disa të rinjve brenda ambienteve të një lokali në zonën e ish-Stacionit të Trenit, ka degjeneruar në dhunë fizike dhe ka përfunduar me një të arrestuar dhe pesë të proceduar penalisht.

Klajdi Koldashi, 23 vjeç, është arrestuar pasi është përfshirë në një konflikt fizik me tre djem të moshës rreth 20 vjeç, ku ka plagosur lehtë me thikë njërin prej tyre. Në përleshje kanë ndërhyrë edhe dy motra 25-vjeçare, të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sherri është konstatuar nga një punonjës i Policisë Rrugore që ndodhej në shërbim pranë zonës. Gjatë përpjekjes për të ndërhyrë dhe për të ndarë të rinjtë, Klajdi Koldashi i ka marrë efektivit armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra më tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe dy vajzat, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e policisë.

Tre djemtë 20-vjeçarë të përfshirë në konflikt janë gjithashtu proceduar penalisht, ndërsa i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ndaj Klajdi Koldashit pritet të akuzohet për kundërshtim të punonjësit të policisë, plagosje e lehtë me dashje, dhe heqje e armës së shërbimit të një punonjësi policie.

Njoftimi i policisë:

Arrestuan shtetasin K. K., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç. Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë;”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit