Vuçiç u jep zemër serbëve: Shkoni në Shqipëri për t’i mposhtur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.05.2025, 10:28

Gjatë një tubimi elektoral të partisë së tij në qytetin e Nishit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç u ndal edhe te ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në qershor.

Në fjalën e tij, Vuçiç përshëndeti trajnerin e ekipit kombëtar të futbollit, Dragan Stojković – i njohur si Piksi dhe e falenderoi për mbështetjen ndaj tij dhe duke e vlerësuar si “një legjendë të Nishit”.

“E pashë pak më parë dhe tani e shoh që është këtu. Ju lutem, duartrokiteni fort trajnerin serb Dragan Stojković Piksi, një legjendë e Nishit, i cili nuk u fsheh si shumë të tjerë dhe erdhi të jetë me ne sonte”.

Duke iu referuar ndeshjes së ardhshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në muajin qershor në vendin tonë, presidenti serb shtoi:

“Në qershor ose korrik do të luani atje kundër Shqipërisë. Shkoni për t’i mposhtur ata.”

Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Vuçiç mori pjesë në Samitin e Tiranës, ku u ul në tryezë me liderët e Bashkimit Europian dhe rajonit. Ndeshja Serbi–Shqipëri do të zhvillohet më 7 qershor dhe konsiderohet një përballje delikate, për shkak të historikut të tensionuar mes dy ekipeve dhe popujve përkatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit