Shkurret dhe pemët dekorative përgjatë rrugës kryesore në Kamëz janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve. Midis dy karrexhatave, bimët që dikur kishin funksion estetik, sot janë kthyer në një pengesë të drejtpërdrejtë për sigurinë e këmbësorëve.
Qytetarët raportojnë se shkurret janë rritur në lartësi mbi 1.5 metra dhe bllokojnë fushëpamjen në pika të shumta, duke e bërë pothuajse të pamundur dallimin e këmbësorëve që përpiqen të kalojnë rrugën. Sipas qytetarëve, situata ka përkeqësuar ndjeshëm sigurinë rrugore dhe ka rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Kamzës për mirëmbajtjen e rregullt të këtyre zonave të gjelbëruara, duke theksuar se estetika urbane nuk duhet të vijë në kurriz të jetës dhe sigurisë publike.
Ata i bëjnë thirrje kryebashkiakut Rakip Suli që të ndërhyjë sa më parë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike, për të shmangur ndonjë ngjarje tragjike.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Doja te shprehja nje shqetesim te madh. Ne kamez nuk shkurtohen/rregullohen pemet e as shkurret dekorative qe jan midis 2 karrexhavate. Ato jan per nje shqetesim shum i madh se jan rritur aq shum sa ne shum vende kan arritur mbi 1 meter e gjys latersia e tyre edhe kalojn kembesoret edhe ka shum raste 80% te rasteve nuk dallohen kur duan te kalojn rrugen sepse ose kan pemem qe bllokon fushpajmjen ose shkurret qe jan rritur tej mase. Keto bashkia i pret 1 her ne vit kur rriten shum dhe behen denoncime tek faqja juaj se mos te ishte per publikimin tuaj 1 her ne 4 vjet do priteshin ato. Shpresoj ta publikonin edhe bashkia te reagoj dhe ti shkurtoj ato.