Atentat me armë zjarri në Durrës, vritet 29-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.05.2025, 07:25

Një atentat ka tronditur qytetin e Durrësit gjatë mesnatës.

Burimet bëjnë me dije se një 29-vjeçar, i identifikuar si Ermir Dedja, është qëlluar për vdekje në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18, ku autorë të maskuar kanë hapur zjarr ndaj viktimës dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Viktima humbi jetën në vend nga plagët e marra.

Ermir Dedja ishte një emër i njohur për policinë, i skeduar për përfshirje në veprimtari kriminale, ndonëse detaje të mëtejshme nuk janë dhënë ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe motivin e atentatit. Zona është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa po përdoren edhe pamje nga kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit