Pas takimit me Gjuriqin, Nexhmedin Spahiu: Hap i madh për Kosovën, s’folëm për Kurtin!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.05.2025, 12:01

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd, ku ka takuar ministrin serb, Marko Gjuriq.

Spahiu në intervistë në Tëvë1 ka deklaruar se me Gjuriq është takuar që të sigurojë njohje ndërkombëtare.

“Ky takim është bërë sepse kohet e fundit një prej situatave më të rënda të cilën nuk mund ta arrish është që të siguron njohje e Serbisë dialogun me ta edhe ishte një takim privat ku pritet një qytetar i cili nuk e ka njohur ende Serbia, por në pritje e sipër, dhe ky takim është një hap i madh për Kosovën”, tha Spahiu.

Ai ka treguar se me ministrin kanë diskutuar për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Më ftoj në takim qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun për marrëdhëniet Kosovë – Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike, shumë njërëz mendojn që kam shkrar më ndonjë mision për me siguru vota Kurtit, por që në bisedë nuk kemi pas këto llojë biseda”, është shprehur tutje Spahiu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit