Franca do të ndërtojë burgun në mes të Amazonës, kush do të burgoset aty?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.05.2025, 21:09

Franca ka njoftuar ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në Guajanën Franceze, me qëllimin për të izoluar trafikantët e drogës dhe islamistët radikalë nga rrjetet e tyre kriminale. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, deklaroi se burgu do të shërbejë për të luftuar krimin e organizuar në të gjitha nivelet dhe për të ndërprerë çdo kontakt të baronëve të drogës me botën e jashtme. Ky objekt do të kushtojë rreth 400 milionë euro dhe pritet të përfundojë deri në vitin 2028.

Burgu do të ndërtohet në një zonë të izoluar të xhunglës së Amazonës, pranë qytetit Saint-Laurent-du-Maroni, dhe do të ketë kapacitet për 500 të burgosur, përfshirë një sektor të veçantë për kriminelët më të rrezikshëm. Lokacioni i zgjedhur ka simbolikë historike, pasi ndodhet pranë ish-portit të kolonisë penale të Ishullit të Djallit, e njohur për trajtimin mizor të të dënuarve gjatë shekullit XIX dhe XX.

Përveç burgut, qeveria franceze ka paralajmëruar krijimin e një prokurorie të veçantë për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe masa të reja ligjore që forcojnë autoritetet dhe mbrojnë informatorët. Këto hapa vijnë pas një vale dhune të lidhur me bandat, duke sinjalizuar një qasje më agresive të Francës ndaj sigurisë kombëtare dhe krimit të organizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit