Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.05.2025, 20:32

Në emailin zyrtar të Presidencës së Kosovës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” ka kërcënuar me jetë presidenten Vjosa Osmani. Sipas Presidencas, kjo llogari kërkon që formimin e qeverisë, presidentja të ja kalojë partisë së dytë. Po ashtu, sipas zëdhënësit Kupina ky e-mail presidentes i drejtohet me fjalët “të vraj”.

Bekim Kupina, këshilltar i saj, ka konfinrmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit.

Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë te organet kompetente për hetim të mëtutjeshëm.

"Kërcënimi i fundit me jetë ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është vetëm një në vargun e gjatë të kërcënimeve të vazhdueshme që ajo ka marrë ndër vite". Kështu ka deklaruar këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina, i cili ka ngritur shqetësimin për mosreagimin e institucioneve të drejtësisë ndaj këtyre rasteve.

Sipas Kupinës, përkundër dhjetëra kërcënimeve – shumica prej tyre me jetë – autorët nuk janë përballur me drejtësinë. Madje, ai thekson se në shumë raste kërcënimet janë bërë publikisht, me emër e mbiemër, nga profile të identifikueshme në rrjete sociale, madje edhe në emisione televizive.

"Ky është rasti i vetëm në historikun institucional, siç na është thënë nga vetë institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë", ka thënë Kupina.

Ai ka theksuar se mosveprimi i organeve të drejtësisë ka krijuar një klimë të rrezikshme, ku kërcënimet jo vetëm që nuk ndalen, por inkurajohen. Sipas tij, kjo situatë po nxit një model të rrezikshëm të dhunës verbale, thirrjeve për eliminim fizik dhe përçmimit të rendit kushtetues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit