Fredi Beleri tradhton Berishën: Të dorëhiqet!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.05.2025, 20:04

Fredi Beleri, tashmë eurodeputet në grupimin e Partive Popullore Europiane si përfaqësues i Nea Demokratias në Greqi, duket se i ka kthyer krahët Sali Berishës, kreut të Partisë Demokratike, të cilin e mbështeti gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Ai deklaroi se Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e kishte parashikuar fitoren e Edi Ramës në këto zgjedhje. Ai gjithashtu kritikoi ashpër opozitën për disfatën, duke theksuar se përgjegjësinë duhet ta mbajë çdo kush, duke nisur nga vetë Berisha.

“Të dielën votojnë PS, të hënën kërkojnë vizë për Europë. Të njëjtët njerëz. Nuk është normale, opozita duhet të bëjë gjithçka. Qoftë dhe dorëheqjen e kryetarit që të sensibilizohet populli. Të ndryshojë situata. Nëse rezultati nuk arrihet, atëherë duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë, i pari kryetari.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit