Mbyllet numërimi për Fierin, Zegjineja ruan mandatin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.05.2025, 18:41

Në Qarkun e Fierit ka përfunduar përfundimisht numërimi i votave, përfshirë edhe ato të diasporës, me një rezultat dominues për Partinë Socialiste që siguroi 12 mandate kundrejt 4 të Partisë Demokratike. Socialistët arritën të sigurojnë 7 mandate përmes votave preferenciale, ndërsa demokratët nuk arritën të përfaqësohen plotësisht as me listën e mbyllur.

Më i votuari në Fier rezultoi Ceno Klosi me 19,290 vota, ndjekur nga Klevis Jahaj me 15,680 vota. Edhe Elton Korreshi siguroi një mandat me 7,243 vota. Në një garë të ngushtë, Zegjine Çaushi arriti të ruajë mandatin me vetëm 64 vota më shumë se rivalja e saj Maldrita Bardho, duke siguruar 4,674 vota.

Zegjine Çaushi, edhe pse 26 vjeçe, është bërë e njohuar pasi është promovuar nga mediat pranë Qeverisë për videot e saj me tekste qesharake ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut, Gazment Bardhin.

Ndërkohë, më pak i votuari ishte kandidati i PDIU-së, Nustret Avdulla, me vetëm 1,997 vota.

Kandidatët e tjerë që siguruan mandate nga lista e hapur e PS janë Asforal Haxhiu, Antoneta Dhima dhe Ramion Kurti. Nga lista e mbyllur hynë në Kuvend Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjon Mile dhe Ana Nano.

Lista me votat preferenciale të kandidatëve që marrin mandatin.

  • Ceno Klosi – 19 290 vota
  • Klevis Jahaj – 15 680 vota
  • Asforal Haxhiu – 13401 vota
  • Antoneta Dhima – 8731 vota
  • Elton Korreshi – 7 243 vota
  • Ramion Kurti – 4 793 vota
  • Zegjine Çaushi – 4 674 vota

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit