Tragjedi në Itali: Punëtori shqiptar humb jetën pasi shtypet nga kamioni në vendin e punës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.05.2025, 18:32

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të hënë në komunën Vernio, pranë Pratos në Itali, ku një punëtor shqiptar ka humbur jetën në rrethana dramatike gjatë orarit të punës.

Viktima, një 56-vjeçar shqiptar, u shtyp për vdekje nga një kamion ndërtimi në fshatin Mercatale, teksa po punonte në shkarkimin e materialeve ndërtimore. Sipas mediave italiane, mjeti humbi papritur tërheqjen në asfalt dhe lëvizi në mënyrë të pakontrolluar, duke e goditur punëtorin. Goditja ka rezultuar fatale, pasi ai ndërroi jetë në vend. Më pas, kamioni përfundoi në një kanal anës rrugës.

Ekipet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por për fat të keq nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar jetën e tij.

Ndërkohë, Prokuroria Publike e Pratos ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia. Janë sekuestruar kamioni dhe zona ku ndodhi aksidenti, ndërsa hetuesit kanë kryer inspektime për të rindërtuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësit eventualë penalë.

Autoritetet italiane po punojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e tragjedisë që i mori jetën 56-vjeçarit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit