Gjendet në mbeturina një foshnje e vdekur në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.05.2025, 17:44

Sot në Prishtinë, një foshnjë e porsalindur rreth orës 11:00 u gjet e braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Ai tha se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete.

Tutje ai po ashtu ka njoftuar se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Policia në koordinim me prokurorin e Shtetit me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen. Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt policinë”, ka theksuar Borovci.

Prokuroria nis hetimet, u gjet një foshnjë në mbeturina në Prishtinë.

Një foshnje e porsalindur është gjetur në një qese të zezë pranë një deponie të mbeturinave në Prishtinë.

Lidhur me këtë është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ata kanë thënë se prokurori kujdestar është njoftuar për rastin dhe po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për çështjen.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për këtë ngjarje është njoftuar rreth orës 11:00. Sipas policisë, mjekët emergjentë kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është gjetur pa shenja jete.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën ‘Qëndresa’ në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete. Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit