JOQ ALBANIA ka siguruar pamje të tjera të sherrit të ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit në Tiranë.
Dy të rinj janë zënë për motive banale në një lokal dhe kur kanë dale në rrugë, një efektiv policie dhe disa persona të tjerë kanë tentuar t’i ndajnë.
Në momentin e përleshjes me policinë, agresori i ka marrë pistoletën nga brezi dhe ka tentuar të qëllojë ndaj të tjerëve.
Por falë ndërhyrjes së qytetarëve të tjerë është shmangur tragjedia pasi pistoleta i ka “fluturuar” nga dora agresorit i cili pasi përleshjes largohet me vrap.
Këto skena të frikshme dhune kanë tronditur kalimtarët dhe banorët e zonës, por deri më tani s’ka asnjë njoftim nga policia mbi motivin e kësaj ngjarje apo rrethanat.