Lirohet nga burgu Safet Gjici

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2025, 13:06

Ish-kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, është liruar nga burgu dhe do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në arrest shtëpie, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjici ishte dënuar me 2 vite burg më 7 shkurt 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me një video-skandal të publikuar nga mediat, ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie intime në ambientet e zyrës së tij me Alma K.

Fillimisht, SPAK kishte ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe aktiv, por gjatë shqyrtimit gjyqësor trupi gjykues i ndryshoi akuzat. Gjici u shpall fajtor për shpërdorim detyre, ndërsa Alma K u shpall fajtore për veprën penale të prostitucionit.

Përveç dënimit me burg, Gjici është ndaluar nga e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit