Shqiptarët ëndërrojnë BE, ambasadori: Kam dy fëmijë me ish-gruan, tani jam i martuar me burrë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.05.2025, 13:00

Në kuadër të Javës Kulturore Europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian “Të bashkuar në diversitet”, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, nsau publikisht në një intervistë orientimin e tij seksual.

"Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë. Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet,”-shtoi ai.

Duke komentuar më tej deklaratën e tij për homoseksualitetin, Gonzato shprehu se ndershmëria është thelbësore, pavarësisht vështirësive që sjell ekspozimi publik.

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë,” deklaroi ai.

Ambasadori Gonzato përmendi edhe jetën e tij personale, duke rrëfyer për herë të parë se ka qenë i martuar me një grua dhe më pas me një burrë, duke theksuar se sfidat janë të ngjashme për të gjithë.

“Ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit