Një 22-vjeçar në Sarandë është shpallur në kërkim pasi i ka shitur kokainë një të miture.
Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, dhe 15-vjeçarja pas konsumimit të kokainës është paraqitur në spital për trajtim mjekësor.
Pasi gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar, ajo ka treguar se çfarë i ka ndodhur dhe policia ka shpallur në kërkim 22-vjeçarin me iniciale O.L.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital”.