Dumani mashtron qytetarët: U merr mobiljet për t’ua shitur dhe s’u jep lekët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.05.2025, 13:00

Një qytetare ka denoncuar publikisht pronarin e një dyqani mobiljesh në Tiranë për mashtrim dhe moskthim të shumës së dakordësuar pas marrjes së disa mobiljeve për shitje.

Qytetarja ka treguar se shtetasi, Elton Dumani, i denoncuar edhe më parë në televizion për mashtrim, ka një mobileri dhe në rrjetet sociale blen mobilje të përdorura nga qytetarët.

Sipas denoncimit, qytetarja i ka dhënë Dumanit disa mobilje dyqani për t'i shitur, duke rënë dakord për një pagesë prej 400 mijë lekësh të vjetra. Pas shumë përpjekjesh, qytetarja ka mundur të marrë vetëm 200 euro, ndërsa për pjesën e mbetur është mashtruar vazhdimisht. Ajo thotë se Dumani e ka bllokuar në telefon dhe rrjete sociale, duke shmangur çdo komunikim.

“Prej më shumë se 6 muajsh, vetëm më mashtron. Më tha do ma jepte pjesën tjetër pas një jave, por kanë kaluar thuajse dy muaj dhe asgjë. Tani më ka bllokuar edhe numrin e ri që e mora. S’kam parë njeri që mashtron në këtë mënyrë”, thotë qytetarja në dëshminë e tij.

Qytetarja kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për të ndaluar veprimtarinë mashtruese të këtij personi dhe për të marrë mbrapsht paratë që i takojnë. Ajo nxit edhe qytetarët e tjerë të bëjnë publike rastet e ngjashme nëse janë mashtruar nga ky subjekt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit