Një incident i pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në një kishë në qytetin e Korçës!
Sipas informacioneve nga Policia, rreth orës 11:00, në lagjen numër 14, aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërbente si prift shtetasi Kristaq Viso, 63-vjeç. Mësohet se prifti kishte hipur në pjesën e sipërme të kishës për të bërë disa rregullime në çati, kur aksidentalish është rrëzuar.
Për pasojë ai ka marrë disa lëndime në kokë dhe trup, teksa po mbahet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Pas pëfundimit të hetimeve, prokuroria pritet të zbardhë më shumë për rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.