26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.05.2025, 09:03

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq.

Brenda këtij burgu u vranë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Kjo ngjarje makabre ka ndodhur nga 19 deri më 24 maj të 1999-s.

Brenda Dubravës, gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.

Për kryerjen e këtij akti barbar, ende nuk është dënuar askush.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit