Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët dhe të afërmit e Griseld Shpatarakut, një 33-vjeçar nga Patosi, i cili pas një aksidenti tragjik ka mbetur i paralizuar dhe aktualisht ndodhet në karrocë.
Ai ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve që të mund të ecë sërish.
E vetmja shpresë për Griseldin është një ndërhyrje e specializuar në Turqi, që sipas mjekëve i jep atij një mundësi reale për të rifituar lëvizjen dhe për të ecur sërish.
Fatkeqësisht, familja e 33-vjeçarit nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e larta të ndërhyrjes, që kap vlerën e 70 mijë eurove.
Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për jetën e tij. Mbështetja juaj financiare është shpresa e vetme për Griseldin dhe familjen e tij.