Pas përfundimit së zgjedhjeve të 11 Majit disa nga emrat më të njohur të Rilindjes nuk arritën të sigurojnë një mandat deputeti, duke shënuar një kthesë të papritur në karrierat e tyre politike.
Zgjedhjet e këtij viti erdhën të hidhura për shumë prej “rilindasve” të rinj e të vjetër, ku fitorja e PS-së nuk i garantoi automatikisht mbijetesën politike çdo emri në listë.
Futja në listat e hapura të veteranëve, ka bërë që socialistët të kacafyten me kolegët për vota në mënyrë që të sigurojnë një vend në Kuvend.
Aty ku ka mbizotëruar influenca e bandave në fitimin e një mandati, rregulli universal qëndron i njëjtë: Kush ka hedhur më shumë ka fituar!
RILINDASIT HUMBËS PA MANDATE
Toni Gogu, zari i Erion Veliajt në Bashkinë e Tianës mbeti jashtë parlamentit duke mos siguruar votat e mjaftueshme për në Kuvend ashtu si disa aleatë të tjerë të lalit.
Pandeli Majko, një nga legjendat e PS mbeti jashtë Parlamentit pasi Rama nuk i besoi një vend në listë të mbyllur duke e përdorur si karrem për vota pa i siguruar mandat.
Blerina Gjylameti, një nga rilindaset me çehre tipike administrate, do të kishte dëshiruar në momentet e shpalljes së rezultateve që SPAK të bënte punën e vet e Xhaçka të ishte pas hekurave e jo të fliste nga foltorja e Kuvendit.
Etilda Gjonaj, thjesht një fytyrë e bukur në ish-kabinetin ministror të Ramës kur vendosi të tregonte feminizmin e tij duke emëruar 90% të ministreve femra, në këtë mandat s'do i mungojë Kuvendit.
Mimi Kodheli, fiksimi i vjetër i Edi Ramës nuk mundi të siguronte votat e mjaftueshme duke ia lënë rrugën e hapur fiksimeve të reja të Kryeministrit krah tij.
Ermonela Felaj, e vetmja gjë që mund të mungojë nga ish-kryetarja e Kuvendit në parti janë shalët.
Klotilda Bushka, për Bushkën e lalit ashtu si çdo aleat i tjetër i tij aplikohet shprehja (mu mos m'llogarit).
Xhemal Qefalia, "perandori" i Dajtit bën mirë të kyçet në Surrel se aty maksimumi katunarët e Ramës ka, ndërsa kur zdrryp në Tiranë kërcasin gangot e çunit të Qifes.
Faleminderit Edi Rama që Plarent Ndreca do na kursejë ndjesinë e antipatisë dhe përzierjes së zorrëve për 4 vite duke bërë si gjitholog.
Etjen Xhafaj s'ka nevojë për mandat se rrezikonte që në vend të ndonjë fjalimi për partinë të kapte ndonjë iso labçe nga mikrofoni i Kuvendit. Thuhet se ky i fundit po punon të rregullojë theksin vlonjat dhe vitin e ardhshëm do përfaqësojë Italinë në Eurovision me rrep.
Halit Valteri e kishte të paqartë në listat e kujt partie kandidonte, pasi është ndjerë përjetësisht e mesmja e artë në zemër, gjys blu gjys mavi.
Endrit Brahimllari pas divorcit nga Ilir Meta tentoi të hynte kollovar tek Rilindja, por Rama është nga ata dhëndurë që të lë në altar.
Ylli Shehun nuk e besutën dhe as nuk e votutën shqipot e Londrës këto zgjedhje, pas kafes që pinë me Taulant Ballën.
Edlira Dyrmishaj mbeti pa mandat por është me siguri e vetmja kandidate që ka votuar Izraelin në Eurovizion. Keqardhje pasi do ishte një zë i fortë krah Ramës në Kuvend në fjalimet pro-izraelite kundër gjenocidit në Gaza.