Kryemadhi lë pas zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.05.2025, 19:54

Monika Kryemadhi, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku bëri fushatë për ish-bashkëshortin Ilir Meta, i është rikthyer sërish projektit të saj të ri.

Ish-deputetja ka ndarë në “InstaStory” pamje nga xhirimet e filmit që pritet të dalë së shpejti, ku do të ketë rol të rëndësishëm si aktore.

Vetë Kryemadhi ka zbuluar detaje nga projekti, në një intervistë televizive, nga ku zbuloi se filmi është artistik dhe me të rinj, i cili do të titullohet “Me fat”.

“Unë kam disa projekte në për të bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik e një grup të rinjsh. Kam rol të rëndësishëm, filmi quhet ‘Me fat’. Është një film interesant që ka në thelb familjen. Ka në thelb ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen. Shoqëria në të cilën ne jetojmë, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Ne shpresojmë ta nxjerrim ne Verë, shumë shpejt. Janë xhiruar një pjesë e skenave”, ka zbuluar Monika Kryemadhi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit